Kurti: Kushtetuta e Kaçanikut, gruthemel i shtetësisë së Kosovës

Kurti: Kushtetuta e Kaçanikut, gruthemel i shtetësisë së Kosovës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar 7 shtatorin, dita e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila sipas Kurtit është gurthemeli i Republikës së Kosovës dhe shprehje e legjitimitetit popullor, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se “Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi”.

Tutje Kurti ka shtuar se “edhe pse sot të lënë në harresë delegatët që e votuan nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë ata delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata që nuk jetojnë më”./Insajderi.com