Kurti: Ky pushtet po bënë pazar me shtetin e Kosovës

Kurti: Ky pushtet po bënë pazar me shtetin e Kosovës

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se ky pushtet është duke bërë pazar me Gjykatën Speciale, pazar me territorin e Kosovës dhe pazar me shpronësimet për asfallt e me punësimet në ndërmarrje.

“Shtetrrënimi është presidenti, zhvatja është kryeministri. Shtetrrënimi është në vend të shtetndërtimit, ndërkaq zhvatja është në vend të zhvillimit”, ka thënë Kurti.

Kurti, ka ftuar të bëhen  gjithë së bashku  kundër kësaj qeverie dhe ta largojmë, duke e cilsësuar këtë si patriotizëm.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bashkohemi kundër korrupsionin institucional dhe krimit qeveritar. Ky është patriotizmi i ri. Sepse është në pyetje, është në pikëpyetje gjithçka, shteti dhe buxheti, demokracia dhe ardhmëria”, ka thënë Kurti.

Vetvendosje tash e një kohë është duke mbajtur tubime për rrëzimin e qeverisë dhe duke planifikuar mocion për rrëzimin e qeverisë së bashku me LDK-në.