
Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka pasur kritika të ashpra për diplomacinë e Kosovës.
Me theks të veçantë foli për Hashim Thaçin e Behgjet Pacollin. Tha se lobimi i këtyre dyve, vetëm e dëmton Kosovën.
“Kë do që e takon Thaçi dhe Pacolli është kundërproduktive. Sa më shumë lobojnë këta, aq më keq bëhet. Çfarë kanë bërë këta në politikën e jashtme. Në asnjë organizatë”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, transmeton Insajderi.
Kurti thotë se shkaku i Thaçit tashmë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk po e kundërshtojnë politikën serbe duke shpresuar se do të bashkohen me Kosovën.
“Qytetarët e Preshevës nuk janë shumë agresiv dhe kritik ndaj Serbisë, sepse janë duke pritur që në një mëngjes të bukur të bëhen pjesë e Kosovës”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com