Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sot le të fitojë shteti

Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sot le të fitojë shteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës së krijuar dje dhe sot në lidhje me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, si dhe mundësinë e komplikimit të situatës për zgjedhjen e presidentit, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se mbrëmë fitoi opozita, ndërsa sot është radha që të fitojë shteti.

E sipas ti për të fituar shteti, duhet që sot të zgjidhet presidenti i vendit.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë”.

Tutje, Kurti ka shtuar se edhe përkundër faktit qe fituam në zgjedhjet e 14 shkurtit, mbrëmë nuk arritëm të kalojmë ligjin që u mundëson mërgatës të votojë në ambasada dhe konsullata.

“Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona”.

Ai më pas ka shpjeguar së ky projektligj nuk  ka të bëjë me reformën zgjedhore, por megjithatë sot e kalojmë atë çështje dhe shkojmë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”./Insajderi.com