Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të mos hapë valë të re të privatizimit apo likuidimit, në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi, njofton Insajderi.
Ai është shprehur se një nga shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndaj, Kurti shton se do të trajtojnë edhe sfidimin eventual të bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”, ka shkruar ndër të tjera i pari i VV-së në Facebook./Insajderi.com
Në programin tonë qeverisës kishim paraparë edhe ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit…
Posted by Albin Kurti on Tuesday, February 23, 2021