Kandidati për kryeministër nga Lëizja Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videomesazhi i është drejtuar votuesve jashtë Kosovës duke u bërë thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Kurti u ka bërë me dije procedurat aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.
Ai ndër të tjera ka thënë se “Mërgata i prin ndryshimit”.
“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur, ju lutemi t’i ndjekeni udhëzimet nga KQZ”, ka thënë Kurti.
Tutje, i pari i VV-së ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.
“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka shtuar në fund lideri i VV-së./Insajderi.com