“Mërgata i prinë fitores plebishitare të 14 shkurtit”, beson kandidati për kryeministër nga Levizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai gjatë një takimi elektoral Shtërpce, tha se mërgimtarët nuk duhet t’i presin orët e fundit, duhet të votojnë sa më parë.
“Thirrje mërgatës: votoni sa më masivisht dhe sa më parë. Mërgata i prinë fitores plebishitare të 14 shkurtit. Prandaj, është jetike që bashkatdhetarët të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave drejt vendlindjes”, tha Kurti.
Mbi 100.000 mërgimtarë janë certifikuar që të jenë në listën votuese. /Insajderi.com