Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./Insajderi.com