Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, njofton Insajderi.

Për mes një shënimi në Twitter Kurti ka përshëndetur këtë zhvillim duke shpresuar në thellim të mëtejmë të raporteve edhe në sfera tjera.

“Mirëpresim këtë lajm të mirë të ditës së sotme ku Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Ne shpresojmë se do të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë, vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit ishte ndër zotimet e marrëveshjes së Uashingtonit./Insajderi.com