Kurti mohon të ketë punuar me Rikalon, thotë se ai po e bën argatin e qeverisë e sidomos të PDK-së

Kurti mohon të ketë punuar me Rikalon, thotë se ai po e bën argatin e qeverisë e sidomos të PDK-së

Deputeti Albin Kurti, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Bujqësise, Nenad Rokalo, i cili është akuzuar me dëshmi publike nga disa banorë të lagjes “Dardania” të Prishtinës se ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve gjatë kohës së okupimit dhe luftës në Kosovë, përderisa ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje me të, ashtu siq kishte thënë Rikalo para disa ditësh.

Për më tepër Kurti ka mohuar të ketë punuar me të, sic edhe kishte deklaruar Rikalo. Kurti tha se lidhja e vetme me Rikalo-n, mund të ishte pjesëmarrja e këtij të fundit në një konference të organizuar nga KAN, në vitin 2013.

“Para disa ditëve, ministri Rikalo, ka deklaruar se më njeh mua nga koha e themelimit të KAN-it (KosovActioNetwork). Ndoshta z. Rikalo më njeh, unë nuk e mbaj mend. E shumta, ka mundësi që z. Nenad Rikalo të ketë qenë pjesëmarrës në konferencën “Drejtimet e reja” që është mbajtur në Grand Hotel në Prishtinë nga 8 deri më 13 korrik 2003. Këtu, duhen theksuar dy gjëra”.

“Së pari, kjo konferencë e ka rivitalizuar KAN-in që është formuar në vitin 1997 nga aktivistë ndërkombëtarë me në krye Alice Mead (tash Alice James) të cilët kanë mbështetur asokohe protestat tona studentore”.

“Në këtë konferencë në korrikun e vitit 2003 kanë marrë pjesë mbi 70 aktivistë e personalitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si Adem Demaçi nga Kosova, Rexhep Mejdani nga Shqipëria, Barend A. J. Cohen nga Holanda, Bernie Sullivan nga Britania e Madhe, Valerie Hughes nga Irlanda, Alberto L’Abate nga Italia, Louis Sell nga ShBA-të, Christine von Kohl nga Austria etj. Në mesin e pjesëmarrësve ishin dhjetëra përfaqësues të OJQ-ve, edhe nga të gjitha pakicat kombëtare në Kosovë. Ka pasur edhe serbë nga Beogradi si psh. znj. Sonja Biserko. Që të gjithë këta kanë qenë mysafirë në konferencën që rivitalizoi KAN-in e formuar qysh në vitin 1997” ka deklaruar Albin Kurti.

Tutje Albin Kurti ka thënë që me këto deklarata për njohjen me të, Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedaj, Rikalo po bën “argatin e qeverisë e sidomos PDK-së” duke tentuar që të dëmtoj Vetevendosjen.

“Ka dy mundësi, e të cilat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para, ai synon ta godasë opozitën duke i bërë argatin qeverisë e sidomos PDK-së, zyrtarë të së cilës nuk çajnë kokën nëse Rikalo ka kryer krime por vetëm se a mund ta dëmtojnë sadopak me ndonjë insinuatë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E dyta, ndoshta përgjegjësia e Rikalos për akuzat e banorëve të lagjes “Dardania” mund të jetë dyshim i bazuar, dhe ai nga paniku po imagjinon fije kashte ku do mund të kapej. Secila nga këto mundësi dhe të dyja bashkë, gjithsesi e rrisin dyshimin në ministrin Rikalo” ka shkruar Albin Kurti.