Kurti: Na ndalën rrymën, dikujt i pengoi tubimi jonë

Kurti: Na ndalën rrymën, dikujt i pengoi tubimi jonë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se mbrëmë dikush ua ndërpreu rrymën gjatë tubimit të tyre në Prishtinë.

“Mbrëmë dikujt i pengoi pjesëmarrja masive në tubimin tonë në lagjen Tusuz të Prizrenit, dhe na e ndërpreu rrymën me qëllimin që të na i ndalte tubimin. Mirëpo terri nuk mund ta ndalë dritën që po vjen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në facebook.

“Koalicionet e hileqarëve dhe hajnave, bashkë me oligarkët dhe sharlatanët e tyre që shiten si analistë, nuk do të mund t’ia ndalin ndriçimin Kosovës. Ndaj bashkohuni me VETËVENDOSJE!-n, bashkohuni me fitoren”, ka shkruar më tej ai./Insajderi.com