Kurti nderon Enver Zymberin në 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës

Kurti nderon Enver Zymberin në 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar heroin Enver Zymberi, në 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës, njofton Insajderi.

Me një buqetë lulesh të vendosur sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Kurti bëri homazhe te varri I Zymberit.

Ai humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, më 26 korrik të vitit 2011.

Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011 dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.

Kurti tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve të Kosovës, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj. /Insajderi.com