Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën: Dëshmorët janë dëshmuar tash ne duhet të dëshmohemi për ata

Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën: Dëshmorët janë dëshmuar tash ne duhet të dëshmohemi për ata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “dëshmorët janë dëshmuar dhe se na mbetet neve të dëshmohemi dhe të ecim drejtë në rrugën që kanë shtruar ata”, përcjell Insajderi.

Këto deklarata, Kurti i bëri gjatë homazheve që ka bërë sot (e diel) te varri i heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit doktor Hazir Mala, në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Kurti, theksoi se rënia e Ilirit dhe Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, që të ecim drejtë në rrugën që e kanë shtruar ata.

“Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës. Neve, ndonëse e rëndësishme, na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, e të cilën duhet ta kryejmë me nder, me progresin në mendje e me dëshmorët në zemër”, ka theksuar kryeministri./Insajderi.com