Kurti ndryshon vendndodhjen, pas katër ore thotë se është jashtë vendit

Kurti ndryshon vendndodhjen, pas katër ore thotë se është jashtë vendit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në refuzimin e dytë që i ka bërë ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për marrjen e mandatit të kryeministrit, ka ndryshuar vendndodhjen e tij.

Me të marr ftesën e parë, e që me ç’rast, Kurti ishte arsyetuar se nuk mund të shkojë në takim në orën 13:30, pasi që është jashtë Prishtinës, në arsyetimin e refuzimit të ftesës së dytë, Kurti ka thënë se është jashtë vendit.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”,  thuhet në përgjigjen e Kurtit.

Ndërsa në përgjigjen e parë, Kurti kishte thënë se është jashtë Prishtinës.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Sot presidenti Thaçi e ka ftuar dy herë Kurtin për tu takuar në presidencë, fillimisht në orën takim në ora 13:30, ndërsa në ftesën e dytë që kishte bërë presidenti, i kishte propozuar orën 20:00. /Insajderi.com