Kurti në 2014-ën: Thaçi po e lejon tribunalin, sepse mendon se ai vetë nuk përfundon aty (VIDEO)

Vetëvendosje shpërndan videon e fjalimit të Albin Kurtit të vitit 2014 kundër Gjykatës Speciale.

Kurti në 2014-ën: Thaçi po e lejon tribunalin, sepse mendon se ai vetë nuk përfundon aty (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video në profilin e partisë në Facebook, ku dëgjohet fjalimi i Albin Kurtit në vitin 2014 kundër Gjykatës Speciale.

Kurti thotë se është në dorën e Hashim Thaçit që ta ndalë krijimin e kësaj gjykate.

“Por, ai nuk po e bën atë, sepse po mendon se ai vet nuk përfundon aty, por shokët e tij|, thotë pos tjerash Kurti, njofton Insajderi.

Vetëvendosja prej kur është diskutuar për Gjykatën Speciale ka qenë kundër dhe gjithashtu ka votuar kundër saj në Parlamentin e Kosovës./Insajderi.com