Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, përsëri ka shkuar në Bruksel.
Është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, të martën.
Kurti po merr pjesë në takimin e Këshillit për Marrëveshjen e Stabizlimit-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Pas Borrell-it, ai do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian në kuadër të kësaj vizite, transmeton lajmi.net.
Pos Kurtit, delegacioni përbëhet edhe nga Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.
Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët. /Insajderi.com