Kurti në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët e bëjnë të mundur të mësohet e vërteta

Kurti në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët e bëjnë të mundur të mësohet e vërteta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gazetarët e bëjnë të mundur që të mësohet e vërteta, përcjell Insajderi.

Ai ka theksuar se puna e tyre është thelbësore për mbijetesën e demokracisë.

Këto deklarata shefi i qeverisë i ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

“Gazetarët bëjnë të mundur që ne të mësojmë të vërtetën. Puna e tyre është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për të ndjekur të vërtetën. Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar”, ka shkruar Kurti në Twitter./Insajderi.com