Kurti në Londër: Më 6 tetor populli i Kosovës i flaku tutje iluzionet dhe e rifitoi ëndrrën

Kurti në Londër: Më 6 tetor populli i Kosovës i flaku tutje iluzionet dhe e rifitoi ëndrrën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Londër,

Ai sonte ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Britani.

“Është dëshmuar se insistimi shumë vjeçar, shpaguhet atëherë kur je bashkë me qytetarët dhe e mban interesin e përgjithshëm mbi interesin e  veçantë. Që do të thotë se e mban idealin dhe moralin në politikë. Unë nuk mendoj që ëndrra dhe realiteti janë të kundërta dhe as në kundërthënie me njëra tjetrën. E kundërta e ëndrrave nuk është realiteti, por iluzionet”.

“Pra nëse shqiptarëve në periudha të caktuara historike, iu kanë munguar ëndrrat, kjo sepse iu kanë tepruar iluzionet. E përfundimit më 6 tetor, populli i Kosovës, bashkatdhetarët tanë që votuan, qoftë me postë, qoftë duke ardhur në vendlindje, i flakën tutje iluzionet dhe e rifituan ëndrrën”.

“Duke e rifituar ëndrrën, ata janë fare pran ndryshimit të realitetit, e për këtë gjë nevojitet një qeveri e re, çfarë do të jetë ajo e opozitës së deridjeshme, e me udhëheqjen e Vetëvendosjes, për t’i realizuar ëndrrat e mira të qytetarëve tanë të Republikës”, tha mes tjerash Kurti./GazetaInsajderi/