
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Ai me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se çfarë ndodhi në Srebrenicë është një gjenocid, njofton Insajderi.
Kurti në shkrimin e tij ka ndarë edhe fjalët e Fouad Riad, gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.
“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”, kishte thënë Riad, shpërndanë Kurti./Insajderi.com