Kurti në takim me Minxhozin: Të gatshëm për bashkpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kurti në takim me Minxhozin: Të gatshëm për bashkpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë e re dhe për forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, njofton Insajderi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar të mërkurën në një takim Ambasadorin dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati, takim në të cilin u diskutua për bashkpunim mes qeverive.

Minxhozi e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe ka konfirmuar se do të punojnë së bashku dhe do të heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. /Insajderi.com