Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nisma si Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk ka më lidhje me Minishengenin Rajonal, shkruan Insajderi.
Ai tha se nuk ka “Mini Shengen” por ka treg të përbashkët rajonal e që sipas tij, takimi pritet të mbahet në gjysmën e parë të korrikut.
“Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, ka thënë ai para gazetarëve pas përfundimit të samitit në Tiranë.
Megjithatë, ai ritheksoi edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
“Të gjitha këto nisma ngecin për shkak se mungon njohja nga Serbia. Kjo do ta krijonte situatën në të cilën, jo vetëm Kosova e Serbia, por të gjitha vendet do të mund të ecnin më shumë drejt Bashkimit Evropian. Në fund të kësaj dekade do të duhet të jemi të gatshëm për integrim në BE”, raporton A2news./Insajderi.com