Kurti në tubim me qytetarë në Viti: Do të zbatojmë reciprocitet me Serbinë

Kurti në tubim me qytetarë në Viti: Do të zbatojmë reciprocitet me Serbinë

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka qenë për vizitë në fshatin Terpezë të Vitisë.

Ai aty vizitoi fabrikën e miellit me pronar Bashkim Zejnullahun, ky i fundit u shpreh i shqetësuar për vendosjen e taksës 100 përqind meqë sipas tij kjo ka dëmtuar bizneset vendore dhe tha se për t’u siguruar lënda e parë kushton më shtrenjtë dhe më vështirë.

Edhe Kurti tha se VV e pati kundërshtuar këtë vendim në aspektin që, sipas tij, Qeveria atëbotë nuk mori mendimet e komunitetit të bizneseve.

Po ashtu Kurti theksoi se tarifa 100% nuk ka qene politikë e VV-së, ai me tej tregoi që nëse do të jetë në Qeveri do të zbatojë masën e reciprocitetit meqë sipas tij këtë ka të drejtë ta bëjë çdo shtet në marrëdhëniet bilaterale, nëse Serbia nuk e zbaton marrëveshjen me Kosovën.

I pari i VV-së premtoi mbështetje për bizneset me banka zhvillimore me kredi të buta me interes të ulët.