Kurti: Nëse rrëzohemi prapë, do të ngrihemi edhe më të fortë

Kurti: Nëse rrëzohemi prapë, do të ngrihemi edhe më të fortë

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për qeverinë e tij të parë, nga e cila u rrëzua në marsin e vitit 2020, njofton Insajderi.

Duke i ofruar bashkëpunim dhe koordinim opozitës, Kurti në të njëjtën kohë edhe i ka paralajmëruar kundërshtarët e tij politik, duke u thënë se “nëse rrëzohemi prapë, do të ngrihemi edhe më të fortë”.

Tutje ai ka shtuar se kjo ngritje është obligim ndaj qytetarëve të këtij vendi, për ta bërë Kosovën vendin që e duan të gjithë.

Ky paralajmërim i tij vjen edhe pak kohë para se Kuvendi i Kosovës  ditët në vazhdim pritet ta votojë edhe presidentin e Kosovës, e ku partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk të të jenë pjesë e asaj seance./Insajderi.com