Kurti: Nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët

Kurti: Nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij muajit punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët do të marrin nga 100 euro shtesë.

Kurti gjatë një konferencë për media ka bërë të ditur se do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale.

Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat. Në kuadër të kësaj pako do të ndahen edhe nga 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë Për herë të parë, do të mbështeten të gjithë studentët nga 100 euro. 80 mijë student do të përfitojnë nga kjo…Vlera totale e kësaj është mbi 100 milionë euro, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje”, ka deklaruar Kurti.

Kurti gjatë kësaj konferencë ka prezantuar pakon e re të Ringjalljes Ekonomike./Insajderi.com