Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të premten se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/2021, arsimi publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.
Në një konferencë për media, bëri të ditur se nga ky plan ka qenë që nga viti 2013 i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se prej kësaj do të përfitojnë të gjithë studentët.
Ndër të tjera, kryeministri tha se nga ky vendim do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të rajonit.
“E drejta për arsim është e drejtë e secilit dhe arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, nga 1 tetori i këtij viti arsim i lartë publik në Kosovë do të jetë falas në bachelor dhe master ndërsa për doktorantët do të jetë i lehtësues. Do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit”./Insajderi.com