
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllim për vdekjen e gazetarit i cili ishte korrespodent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sulejman Gashi.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur e kishte viztuar SHBA-të për herë të parë në nëntor të vitit 1997 shqiptari parë që kishte takuar ishte gazetarin tashmë të ndjerë.
“Sulejmani ishte korrespodent i RTK-së në ShBA, i cili gjatë luftës e edhe më pas e mbajti të informuar tërë publikun shqiptar mbi padrejtësitë që i bëheshin popullit tonë dhe për zhvillimet e tjera politike që ishin me interes për kombin tone”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com
Më shoqëroi në të gjitha takimet dhe udhëtimet gjatë vizitës. Ishte shqiptari i parë që takova në ShBA kur shkova atje…
Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 12. September 2020