Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten është nisur për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.
Por, para se të nisej ai është ndalur në Prizren me rastin e përvjetorit të Lidhjes.
Në një postim në Facebook, ai është shprehur se sot “është data e kryengjarjes së kombit tonë”.
“Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.
Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, ka shkruar shefi i ekzekutivit./Insajderi.com