Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve fetare por që mosha 16-vjeçare duhet të jetë pragu.
Përmes një conference për media, Kurti ka thënë se Ministria e Arsimit është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin e qytetarëve për ndryshimin e udhëzimit administrative.
“Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të udhëzimit administrativ. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare që do ta sjellim në Kuvend. Por, qëndrimin e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Ju e dini qëndrimin tim politik, tash jo si kryeministër i Kosovës, por si dikush që e ka thënë shumë herët”, tha Kurti.
Udhëzimi adiministrativ që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla publike është miratuar në vitin 2014.
Meqenëse ky udhëzim është ende në fuqi, juristi dhe ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka dërguar një kërkesë drejt Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ka kërkuar anulimin e nenit të udhëzimit që ndalon bartjen e shamive.
“Para dy ditëve i kam dërguar ministres së Arsimit znj. Arbërie Nagavci kërkesën për anulimin formal të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014. Ajo dispozitë e cila në vitet e fundit ka shkaktuar shpesh debat e përplasje publike, është dispozitë juridike absolutisht e pavlefshme, sepse liritë dhe të drejtat themelore nuk mund të kufizohen me akt nënligjor, por vetëm me ligj parlamentar. Por edhe ai kufizim nuk guxon të prekë esencën e lirisë dhe të drejtës themelore të garantuar”, tha Berisha për Shqip.com.
Në kërkesën e tij thuhet se ky nen paraqet shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, për këtë arsye sipas tij, një akt i paligjshëm duhet të anulohet që të kthehet ligjshmëria në vend.
Së fundi po qarkullon një peticion nga qytetarët e Kosovës me hashtagun Ndryshoni_ua_pershaminë, e cila ka ngjallur shume diskutime ne public./Insajderi.com