“Kosova nuk do të shkaktoj luftë të tretë ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë”.
Kështu tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një bisede virtuale me redaktorët e revistës politike të Oxfordit.
Por, Kurti tha se Kosova duhet të ketë të drejtën e referendumit, që jo domosdoshmërisht nënkupton bashkim me Shqipërinë
“Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit”.
“Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti.
Ish-kryeministri ka folur edhe për zhvillimet politikë në Kosovë; rrëzimin e Qeverisë së tij si dhe zgjedhjet e 14 shkurtit. /Insajderi.com