
Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Albin Kurtit i është dashur të pres shumë, me vite të tëra deri sa Hashim Thaçi ta linte politikën dhe të bëhej president.
Behramaj, ka shkruar se i kompleksuar nga humbjet e vazhdueshme prej tij, Albin Kurti tash po e përsërit si refren: “Le të japë dorëheqje presidenti dhe matemi në zgjedhje!”, përcjell insajderi.
Sipas, Behramajt Kurti ende nuk e ka kuptuar se ata që kanë përvojë të madhe politike fitojnë edhe pa garuar fare.
Postimi i tij i plotë:
Në politikë ka gjithmonë fitues e humbës dhe shumica e politikanëve mësojnë nga cilido grup që i përkasin. Për ta shënuar një fitore simbolike, Albin Kurtit i është dashur të pres shumë, me vite të tëra, deri sa Hashim Thaçi ta linte politikën dhe të bëhej president. I kompleksuar nga humbjet e vazhdueshme prej tij, Albin Kurti tash po e përsërit si refren: “Le të japë dorëheqje presidenti dhe matemi në zgjedhje!”.
Por, kjo thirrje po e dëshmon që Kurti nuk paska mësuar asgjë nga humbjet e tij. Sepse, në njërën anë, po i kërkon t’i kthehet politikës që të humbasë sërish prej tij. Dhe, në anën tjetër, nuk e paska kuptuar se ata që kanë përvojë të madhe politike fitojnë edhe pa garuar fare! 😉/Insajderi.com