Kurti: Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia ta jap garancinë në Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia ta jap garancinë në Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një konference për media se nuk i takon atij që të kërkojë nga Kroacia ta jep garancinë në Gjykatën Speciale që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbrohen në liri.

“Është një procedurë juridike, nuk më takon mua kjo. Shteti nuk është në gjykatë, këtë mund të bëjnë avokatët e tyre”.

Kurti, deklaroi po ashtu se Kosova nuk mund ta bëjë këtë garanci pasi nuk llogaritet të jetë i shtet.

Kreu i Ekzekutivit, theksoi së në vitin 2015 ai dhe subjekti që drejton kishin kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Ditëve të fundit Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të garantojë në Gjykatën Speciale për mbrojtjen me kusht të Hashim Thaçit dhe të tjerëve. /Insajderi.com