Kurti: “Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa”

Kurti: “Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa”

Ish-kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar një status në Facebook, për ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Maqedonisë së Veriut, duke thënë se rëndësinë e kësaj ndeshje e dinë më së miri trajneri dhe lojtarët e Kosovës, duke thënë se nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen hak disa, në një vend, në një kohë.

“Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores.”, shkroi Kurti, transmeton Insajderi.

Kosova luan sonte kundër Maqedonisë së Veriut në një ndeshje historike, pasi ky do të ishte hapi gjigant drejt kualifikimit në Europiani 2021./Insajderi.com.