Kurti: Nuk nxjerrim platformë pa nisur dialogu

Kurti: Nuk nxjerrim platformë pa nisur dialogu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se nuk do të nxjerrin platformë për dialogun me Serbinë, pa nisur procesi.

Ai ripërsëriti se takimi i paralajmëruar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mes të këtij muaji, nuk do të jetë vazhdim i dialogut.

“Për këtë format do të jemi të përgatitur por nuk jemi në atë fazë. Nuk është takim i dialogut prandaj nuk është mirë që të nxjerrim platformë dhe strategji. Nuk mbaj përgjegjësi për deklaratat e të tjerëve. Do të ketë dialog të ardhshëm, jo vazhdim të dialogut”, u shpreh shefi i qeverisë në seancën e Kuvendit./Insajderi.com