Kurti – opozitës: Kemi trashëguar marrëveshjet tuaja të dëmshme me Serbinë, por edhe gabimet e juaja do t’i përmirësojmë

Kurti – opozitës: Kemi trashëguar marrëveshjet tuaja të dëmshme me Serbinë, por edhe gabimet e juaja do t’i përmirësojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë opozitës se “ka trashëguar marrëveshjet e tyre të dëmshme me Serbinë”.

Gjatë prezantimit të planit qeverisës 2021/2025, kreu i Ekzekutivit, tha se “nuk diskutojnë me Serbinë për çështjet territoriale të Kosovës.

“Ne kemi trashëguar marrëveshjet tuaj të dëmshme, por ne lëre që nuk e dëmtojnë Kosovën, por do të mundohemi edhe të përmirësojnë gabimet tuaja”.

Kurti i tha opozitës se “nëse janë penduar për ato marrëveshje”, i fton çdo ditë që të diskutojnë për këtë temë.

“Mund të mos pajtohemi për shumë tema, por mund të pajtohemi në qëndrim për Serbinë”, tha Kurti. /Insajderi.com