“Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, janë parimet e politikës sonë të jashtme”.
Kështu ka deklaruar të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa mori pjesë në hapjen e edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, e cila organizohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung.
Në edicionin e sivjetmë, që do të trajtojë temën “Siguria bashkëpunuese në kohët e Pandemisë”, Kurti ishte i shoqëruara nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kurti shprehu besimin se nëpërmjet kontakteve formale dhe joformale në mes diplomatëve të Kosovës dhe Gjermanisë, do të mund të arrihet një bashkëpunim më i avancuar dhe mirëkuptim në mes vendeve dhe qeverive./Insajderi.com