Kurti paralajmëroi shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Hoti, reagojnë nga LDK

Kurti paralajmëroi shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Hoti, reagojnë nga LDK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se ndër vendimet e para që do t’i marrin si qeveri është rishikimi dhe shfuqizimi i vendimeve të marra nga qeveria në detyrë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Gecaj e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Leninin.

“… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Në këto zgjedhje nga partitë e mëdha për shefin e ekzekutivit do të garojnë Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës./Insajderi.com

“Kurti: Sapo ta marrim qeverinë do t’i shfuqizojmë vendimet e Hotit” …

… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç…

Posted by Bajram Gecaj on Thursday, February 4, 2021