Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të reultateve të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku VV-ja ka dalë parti fituese me mbi 50 për qind të votave, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se ky është shans i madh për Kosovës, pasi “fitoi referendumi”.
“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tutje ka falënderuar qytetarët, mërgimtarët dhe të gjithë anëtarët e aktivistët e VV-së.
“Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.
U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, thuhet në postimin e të parit të VV-së./Insajderi.com