Kurti pas disa takimeve në Bruksel: Do të kemi mbështetje serioze

Kurti pas disa takimeve në Bruksel: Do të kemi mbështetje serioze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është frymëzuar nga takimet që zhvilloi në Bruksel. Epilogun e këtyre takimeve e konsideron si shpresë për Kosovën pasi beson në mbështetje serioze nga Bashkimi Evropian.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar për takimet që ka zhvilluar të mërkurën, duke filluar me takimin që kishte me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

Ndërsa, për sot ai ka mbaruar takimin me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për ta vazhduar më vonë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Këto takime, Kurti i cilësoi si përmbajtjesore dhe potencoi se ‘mikpritja ishte e ngrohtë’. /Insajderi.com

 

I shoqëruar nga zëvendësit e mi z. Besnik Bislimi dhe znj. Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin…

Posted by Albin Kurti on Thursday, 29 April 2021