Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Francë ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës, shkruan Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që lamë pas ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë./Insajderi.com