
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga e mërkura janë duke punuar për t’iu ndihmuar qytetarëve pas rritjes së çmimeve, përcjell Insajderi.com.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet të mërkurën, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas tij, Kosova varet nga importi dhe se nuk kishte se si të mos ndikohej nga rritja e çmimeve.
“Ju ftoj ta ruani qetësinë, po punojmë për një pako masash që do t’i ndërmarrim që do t’iu vijnë në në ndihmë t’i tejkaloni vështirësitë financiare. Nga sot e ditëve në vijim, po punojmë që të kemi pako masash që të kaloni më lehtë këtë gjendje”, ka thënë Kurti para ministrave të kabinetit qeveritar./Insajderi.com