Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka zhvilluar me komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se Ballkani Perëndimor duhet të trajtohet si anëtarë i ardhshëm i BE-së, pasi që nuk është as “afër” e as “fqinj” me Unionin, por është i rrethuar nga ai.
Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Twitter, ku shtoi se gjatë këtij takimi ka theksuar se kjo duhet të jetë qasja e BE-së ndaj rajonit.
“Unë e sigurova atë për angazhimin tonë për reformat dhe ramë dakord që BE-ja nuk duhet të ketë alternativë”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti ka mbajtur sot një takim edhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, takim ky pas së cilit me anë të një konference të përbashkët, Kurti bëri të ditur se dialogu mund të rifillojë në qershor pasi të takojë me opozitën gjatë majit. /Insajderi.com