Kurti pas vërshimeve: Do të insistojmë që Prokuroria t’i hetojë fajtorët

Kurti pas vërshimeve: Do të insistojmë që Prokuroria t’i hetojë fajtorët

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar për situatën me vërshimet në të cilën ndodhet Kosova, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Kurti ka fajësuar organizimin shtetëror, ndërsa ka paralajmëruar se do të insistojnë që Prokuroria të nisë hetimet për fajëtorët e kësaj situate.

“Ne do të insistojmë që Prokuroria menjëherë të hap hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikqyrësit, por edhe për politikanët që kanë shpallur e kanë marrë vendim për tenderët dhe për konkurset. Është marre dhe është mëkat që me taksat e këtij populli të paguash çmimin shumë të shtrenjtë për rrugët krahasuar me rajonin, e në fund ato të jenë të cilësisë më të dobët”, ka shtuar ai.

Sipas tij, shiu ka nxjerrë në pah edhe dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare.

“Asfalti me të cilin partitë e vjetra duan të marrin vota, u rishfaq si të ishte një qilim i lagur. Rrugët u prishën prej shembjeve të dheut, e të gjithë pamë se shtresa e asfaltit ishte e hollë dhe mungonin bazamentet siç i kërkon standardi inxhinierik. Pyjet janë prerë pa kontroll e pa plan. Brigjet e lumenjve janë rrënuar nga eksploatimet e egra të zhavorit. Gurthyesit ranë rrugëve të asfaltuara kanë eliminuar mbrojtjen që ofrojnë kodrinat për shtigjet qarkulluese”, ka shkruar Kurti në Facebook./Insajderi.com

Është alarmuese situata në të cilën gjendet Kosova pas reshjeve të mëdha e vërshimeve që pasuan. Rrallë ka mbetur ndonjë…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, January 13, 2021