Al Jazeera se trupat am" />

Kurti për Al Jazeera: SHBA-të nuk largohen nga Kosova

Kurti për Al Jazeera: SHBA-të nuk largohen nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Al Jazeera se trupat amerikane do të qëndrojë në Kosovë.

I pyetur nga gazetari nëse forcat ndërkombëtare do të largohen nga Kosova, kreu i ekzekutivit theksoi se NATO ka intervenuar në Kosovë që vendi të mos bie përsëri në duart e Serbisë.

“Dhe e dimë që një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është rreziku nga Rusia. Dhe pas Samitit të fundit të NATO-së në Bruksel është e qartë që NATO në Ballkan përfshirë Kosovën”.

Ai shtoi se dallon shumë rasti i Afganistanit dhe i Kosovës.

“Në anën tjetër ne do të bashkohemi në NATO dhe Afganistani jo. Kosova do të futet në NATO. Prandaj janë dy situata të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Kurti përmendi edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli si dhe marrëveshjen e Uashingtonit që rrjedhoi amabsadën e Kosovës në Jerusalem.

Kreu i ekzekutivit teksa fliste për anëtarësimin në NATO, theksoi se Joe Biden është i linjës më bashkëpunmit euro-atlantik.

Por, Joe Biden, javë më parë, ka thënë se “po mbaron epoka e ndërhyrjeve nëpër vende të tjera”.

Referuar kësaj deklarate të Biden dhe largimit të trupave amerikane nga Afgnaistani, Al Jazeera pyet nëse “Prishtina frikësohet nga një largim eventual i trupave amerikane”. /Insajderi.com