Kurti për dëshmorët: Historia jonë e përmban dëshminë e tyre

Kurti për dëshmorët: Historia jonë e përmban dëshminë e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për Ditën Kombëtare të Dëshmorëve, ka deklaruar se “historia e jonë përmban dëshminë e tyre”.

5 maji është data kur përkujtohen dëshmorët e kombit që kanë rënë në betejë për ideale kombëtare.

“Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Më tutje shkroi për “ëndërrta e atyre dëshmorëve”.

“Detyrën ndaj tyre do ta kemi kryer nëse një pjesë e ëndrrës së tyre gjendet e realizuar gjatë jetëve dhe veprimeve tona”. /Insajderi.com

 

Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, 5 May 2021