Kurti për gjendjen në veri: Serbia refuzoi dialogun dhe marrëveshjen e KFOR-it, ne i pranuam të dyja

Kurti për gjendjen në veri: Serbia refuzoi dialogun dhe marrëveshjen e KFOR-it, ne i pranuam të dyja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia ka qenë ajo që ka refuzuar dialogun dhe marrëveshjen me KFOR-in, lidhur me situatën në veri të vendit, njofton Shqip.com.

Në një konferencë së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Kurti tha se propozimi i KFOR-it ka qenë që të hiqen barrikadat dhe Njësia Speciale të zëvendësohej me trupat e tyre.

Njësia Speciale në Veriun e Kosovës

Por, sipas Kurtit, javën e kaluar, Serbia ka refuzuar dialogun në Bruksel, kurse këtë javë e ka refuzuar marrëveshjen e KFOR-it, ndërsa Kosova i ka pranuar të dyja.

“Unë uroj dhe shpresoj që të gjinden zgjidhja aty dhe gatishmërinë tonë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur erdhi tek unë komnadanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federichi i cili dha një propozim që ishtë racional që nënkuptonte heqjen e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale deri në një qetësim të sitautës nga pjesëtarët e NATO-s ose KFOR-it”.

“Policia Kufitare do të ngelej në Jarinje dhe Bërnjak dhe reciprociteti do të vazhdonte. Në parim ne e kemi pranuar këtë, si paërket orarever të tërheqjes kemi ngelur të bsiedojmë edhe për Policonë e Kosovës, Ne kemi qenë dakord mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë. Në javën e kaluar Serbia ka refuzuar dialogun në Bruksel kurse këtë javë e ka refuzuar marrëveshjen e KFOR-it, ne kemi pranuar që të dyja”, tha Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, është duke zhvilluar takim në Bruksel, ku së pari do të takohet me Emisarin Special për Dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Më pas, Kurti tha se Bislimi do të ketë edhe një takim me homologun e tij nga Serbia.

“Në këto momente që jemi këtu po zhvillohen takimet në Bruksel. Me sa jam në dijeni përfaqësuesi i Qeverisë sonë, Besnik Bislimi do të zhvilloj takim ndaras me emisarin special Miroslav Lajçak, më pastaj mbase do të ketë takim me homologun e tij nga Serbia”, shtoi Kurti.

Kurse, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, pas takimit me Kurtin, tha se është e shqetësuar më krizën aktuale në veri dhe se është me rëndësi të sh’tensionohet situata.

“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi që të sh’tensinohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencë për media

Ndryshe, që nga 20 shtatori, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendos masën e reciprocitetit ndaj Serbisë me tabelat e veturave.

Sipas kësaj mase, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet që t’i zëvendësojnë targat e veturave me ato të Kosovës, të cilat janë të përkoshme e që zgjasin 60 ditë.

Të pakënaqur për këtë, serbët që jetojnë afër pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nga dita e parë e reciprocitetit kanë bllokuar rrugët duke mos lejuar kështu të qarkullojë asnjë veturë.

Për të mbikëqyrur situatën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këto pika kufitare.

Gjatë disa ditëve janë parë edhe disa aeroplanë ushtarak serbë që po patrullonin mbi këto pika./Insajderi.com