Kurti: Për Kosovën, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione

Kurti: Për Kosovën, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar me rastin e “Ditës së Evropës”.

Kurti ka thënë se për njerëzit në Kosovë, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione.

“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter./Insajderi.com