Kurti për LDK-në: Nëse nuk ka koalicion parazgjedhor, pastaj do të ketë hidhërime

Kurti për LDK-në: Nëse nuk ka koalicion parazgjedhor, pastaj do të ketë hidhërime

Albin Kurti gjatë adresimit të tij në Facebook ka thënë se nëse nuk ka koalicion parazgjedhor me Lëvizjen, pas rezultatit të zgjedhjeve do të ketë hidhërime. 

Kurti duke ironizuar ka thënë se të gjitha partitë po besojnë që do t’i fitojnë zgjedhjet. Por, sipas tij Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese, andaj preferon një koalicion me LDK që të mos ketë hidhërime.

“Unë jam i bindur që fiton Lëvizja Vetëvendosje e ata të cilët nuk fitojnë do të hidhërohen pastaj sepse kanë menduar që fitojnë e kur hidhërohen nuk dinë as çfarë bëjnë”, është shprehur ai.

Sipas Kurtit nëse LDK e VV bëhen bashkë do të kenë 70 deputetë.

“..nëse e bëjmë koalicionin parazgjedhor dihet fituesi, koalicioni LVV-LDK është fituesi ne do t’i kemi bashkë rreth 70 deputetë”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.

Kurti përmendi edhe zgjedhjet e qershorit, ku foli për fitoren e LVV duke e krahasuar me LDK-së.

“Në qershor LVV pati 32 deputetë, koalicioni LAA pra LDK me disa parti të vogla 29 ne së bashku e bënim 61, mirëpo AKR doli në kampin tjetër dhe ua bëri atyre 61-ishin”, ka thënë lideri Vetëvendosjes.

Kurti ka theksuar se të tjerët që kanë keqqeverisur do të shtyhen për vendin e dytë në zgjedhje.

Që nga ora 20:30, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka hyrë drejtpërdrejt në faqen e tij./Insajderi.com