Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhet të ndalen shpejt, njofton Insajderi.
Ky reagim i Kreut të Ekzekutivit, erdhi pasi sot Kuvendi i Kosovës shkarkoi bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tregoi se kanë propozuar një bord të ri i cili do të ketë një mandat të ri.
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Kurti deklaroi se përmes AKP “është vjedhur shumë”.
“Më nuk ju lejojmë me vjedhë”, ka thënë ndër tjerash ai, të enjten. /Insajderi.com