Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë, duke kërkuar kështu anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.
Në një intervistë për The Independent, Kurti deklaroi se invazioni i Rusisë ka sjellë kujtime të dhimbshme të luftës në Ballkan dhe frikëra të reja.
Ndërsa, i ka quajtur “gjenocid’ veprimet e Rusisë.
Udhëheqësi politik ka shfrytëzuar takimet me zyrtarët britanikë në Londër këtë javë për të shtruar rastin për anëtarësim.
Brexit-i nuk i ka prishur lidhjet e ngushta mes Prishtinës dhe Londrës, thonë zyrtarët nga të dyja palët.
Diplomatët dhe personeli ushtarak britanik nuk e kanë harruar se mes bisedave për zonë me ndalim-fluturimi në Ukrainë që po nxitë Luftën e Tretë Botërore, një incident në aeroportin e kryeqytetit të Kosovës në vitin 1999, konsiderohet si moment historik kur forcat ruse dhe ato të NATO-s ishin shumë afër të ndesheshin njëra me tjetrën.
Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve historike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk duket që në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e paktit të mbrojtjes. Katër vende anëtare si Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Deri sa mbi 100 shtete e njohin atë, Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, si rezultat i bllokimit nga Rusia.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar krahasimet historike ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës nga politikanët. Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka krahasuar sulmet në Ukrainë me mizoritë serbe të kryera në Sarajevë në vitet e 90-ta.
“Duket sikur këtu kemi të bëjmë me një “Sarajevë” të re. Ne jemi duke e parë rrethimin e kryeqytetit [në Ukrainë]”, thotë ai.
“Jo vetëm çdo ditë, por çdo orë, mbase edhe çdo minutë. Dhe ajo masë e ankthit përkeqëson qenien dhe integritetin tuaj. Shndërroheni në të vdekur për së gjalli, e konsideroni veten tashmë të vdekur”, thotë ai.
Të shohësh një vend të gdhendur në një hartë të shfaqur nga presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të martën, së bashku me bombardimet e fundit të Kharkiv në Ukrainë, i kanë dhënë pamje të qartë Kurtit lidhur me atë që e pret Kievin.
“Kur një fuqi më e madhe veriore dëshiron të të frikësojë dhe të të zhdukë. Unë shoh që po ndodhë gjenocid, ku ata shohin një territor pa ty. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë”, thotë ai.
“Ky invazion rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid.”
Taktikat e pushtimit janë të informuara nga një kombinim i errët i logjistikës dhe demografisë, shton ai.
Por më shumë se se natyra e luftës, mjetet janë gjithashtu shqetësuese për Kosovën, thotë z. Kurti. Vendi i tij mund të shohë disa nga të njëjtat tanke të prodhuara nga Rusia në kufirin e tij. Vjeshtën e kaluar, pati një grumbullim trupash, tankesh dhe avionësh luftarakë MiG, një përshkallëzim për një debat që përfshinte targat me Serbinë.
Në aspektin politik dhe ekonomik, Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë. Kjo po ashtu do të thotë se siç duket Moska nuk do t’u shpëtojë dëmeve ekonomike nga sanksionet, diçka për të cilën Kosova ka frikë se mund t’i ngurtësojë zemrat në kufirin e saj verior.
Serbia refuzoi të vendosë sanksione pas invadimit të Ukrainës, duke mos qenë kështu në linjë me shtetet e tjera evropiane. Presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, sugjeroi se ky hap ishte shpagim për mbështetjen e Rusisë në bllokimin e Kosovës nga anëtarësimi në OKB.
Z. Kurti dhe kolegët e tij politikanë kosovarë shohin gjithashtu paralele mes retorikës së presidentit Putin dhe historisë së shtrembëruar, e cila sugjeron përgjegjësi për të mbrojtur “rusët etnikë”, dhe argumenteve të përdorura nga Serbia në lidhje me pakicën etnike serbe që jeton në Kosovë. Serbia gjithashtu pretendoi pronësinë historike dhe kulturore të Kosovës si bazë për zhdukjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1990.
“Ata nuk i pranojnë krimet e së kaluarës. Në të njëjtën kohë ata kanë larmi shumë të fortë dhe të gjerë lidhjesh me Rusinë, prandaj sigurisht që ne jemi shumë vigjilentë dhe të shqetësuar, por nuk kemi frikë”, thotë Kurti.
Megjithatë, Kosova, e vetme nuk mund ta menaxhojë atë që ai beson se është kërcënim në rritje e sipër: “Unë gjithashtu insistoj që NATO të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë,” thotë kryeministri.
Kosova është “në rrezik”, sepse Putini po i mbyll rrugët e tij të arratisjes për deeskalim, thotë Kurti. Atij i duhet të ecë përpara në vend që të kërkojë paqen për të siguruar të ardhmen e tij politike, thotë Kurti.
Kosova frikësohet se në vend që të hapë vetë front të ri ushtarak, nëpërmjet Moldavisë apo shteteve baltike, Putini ka më shumë gjasa të përdorë Serbinë si mjet, dhe të shfrytëzojë ushtrinë e saj për zgjerim në Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të jetë mënyra për të bartur jashtë përpjekjet e Moskës për të rritur territorin, pohon Kurti.
Për tani, shteti me rreth dy milionë qytetarë, është i kufizuar në atë që mund të bëjë përballë agresionit rus në fqinjësinë e tij të tensionuar. Ka nevojë për miq dhe aleatë që kanë parasysh historinë, dhe potencialisht një të ardhme më pak e sigurt, thotë Kurti:
“Përvoja ka treguar se autokracitë [rriten] shumë më shpejt sesa demokracitë. Kjo është arsyeja pse unë vërtetë e mirëpres vendimin e Bundestagut gjerman të dielën, për të pasur pikëpamje krejtësisht tjetër për sigurinë dhe mbrojtjen, për mirëqenien, të drejtat dhe liritë evropiane”.
“Dua të shoh vendet e tjera brenda BE-së dhe NATO-s duke e marrë situatën shumë seriozisht dhe duke bërë një hap përpara.”, përfundoi Kurti./Shqip.com