Kurti për Tribunalin Ndërkombëtar:  Është vonim, quhet ngutje!

Kurti për Tribunalin Ndërkombëtar:  Është vonim, quhet ngutje!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sërish për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Kurti  ka thënë se me formimin e këtij Tribunali Serbia do të fitojë kohë, si rrjedhojë është ide e ngutshme.

“Do të kalojnë shumë vjet deri të themelohet e të nisë funksionimin. Serbia sigurohet që edhe për një dekadë s’do ta gjejë gjë. 4 vjet shkuan për Gjykatën Speciale e për këtë do të shkojnë edhe më shumë. Është vendore por ka karakterin ndërkombëtar. Kosova s’ka kohë për të humbur për vete e t’i jep kohë Serbisë. Duhet të ecim më shpejtë e Tribunali nuk është punë e shpejtë, dëshmitarët po vdesin e ne po dobësohemi për t’i gjykuar serbët”, është shprehur Kurti.

Ai ka propozuar mënyra tjera se si do të mund të gjykoheshin krimet e Serbisë.

Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë të kriminelëve dhe të punojnë prokurorët tanë, ka thënë Kurti.

Sipas tij duhet përgatitje për ta paditur Serbinë në GJND./Insajderi.com